Britania e Madhe, në Bristol turma rrëzon statujën e Edward Colston, tregtar anglez i skllevërve afrikanë

8 Qershor 2020, 09:08

Në Bristol, në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë protestës së lëvizjes ‘Black Lives Matter’ e organizuar për vdekjen e George Floyd, afrikano amerikani 48-vjeçar i vrarë gjatë një arrestimi policie më 25 maj në Minesota (Shtetet e Bashkuara), protestuesit rrëzuan statujën prej bronzi kushtuar Edward Colston (1636 - 1721), dikur tregtar i skllevërve afrikanë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet qartë sesi rreth 10 000 protestues tërheqin statujën duke e shkelmuar dhe rrokullisur në rrugë

Gjatë protestave të 'Black Lives Matter' në Londër, edhe memoriali i ish kryeministrit Winston Churchill në Westminster u vandalizua kur disa protestues shkruajtën mbi statujë, "ai ishte racist".