Në Samitin e pestë për Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Londër, Britania e Madhe do të kërkojë nga vendet e Ballkanit jo vetëm luftë ndaj korrupsionit, arrestime të korruptuarve por edhe sekuestrim të parave të përfituara nga korrupsioni apo krimi organizuar. Këtë e paralajmëroi nga Tirana Andrew Page, koordinatori i Samitit te Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Britaninë e Madhe më 10 korrik 2018.
Sëbashku me ekipin tim vizitoj rregullisht rajonin për të ndihmuar agjencitë ligj-zbatuese , agjencitë e inteligjencës përfshi ato të hetimit duke përdorur eksperiencën tonë në samitin e Londrës në 2016 kundra korrupsionit. Ky samit u fokusua në atë që ne e quajmë ndjekja se ku shkojnë paratë e korrupsionit. Pra nga faza e parandalimit të korrupsionit ne duam të avancojmë tek ndëshkimi. Kjo do të thotë ndjekje e parave të përftuara nga korrupsioni dhe pasurisë së pajustifikuar. Në disa raste paratë vinë nga korrupsioni ose krimi organizuar.
