Britania gati testin që zbulon Covid-in për 90 minuta, i disponueshëm javët e ardhshme

3 Gusht 2020, 20:59

Identifikimi i Covid-19 është bërë edhe më e lehtë. Në Mbretërinë e Bashkuar është bërë publik një test 90 minutësh, i cili mund të zbulojë nëse jeni i infektuar me Covid-19 ose me viruse të ngjashme.  Test I ri I quajtur "Lampore”  së bashku me teste e ADN-së do të bëjnë të mundur identifikimin e Covid-19 dhe viruseve të tjetër sezonalë. Testet LamPORE, do të jenë të disponueshme nga java në vijim dhe do të shpërndahen fillimisht në qendra e përkujdeset për të moshuarit dhe azile.

Testet e deritanishme kthejnë përgjigje brenda 24 orëve ose brenda dy ditëve. Ndërkohë që mjekët bëjnë thirrje që të gjithë pacientët e shëruar të dhurojnë plazmat si mënyrë për të rritur imunitetin e pacientëve, sidomos të moshuarve.Deri tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 46201 viktima, megjithatë numri sipas shumë ekspertëve rrezikon të jetë shumë më i lartë për shkak të raportimeve të vona.