BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në Parlamentin Europian në aktivitetin ‘Miqtë e Shqipërisë’. REPORT TV siguron fjalën e shefit të ekzekutivit shqiptar në PE. Ai theksoi se objektivi i Shqipërisë është marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave.
“Synimi ynë është në marrim në Prill rekomandim pozitiv. Shpresojmë në çeljen e negociatave me BE në Qershor. Është e vërtetë, që Shqipëria ka probleme me krimin e organizuar, por krimi shqiptar nuk është asgjë e veçantë nga vendet e tjera. Ne duhet ta luftojmë krimin si vendet e tjera.
Edhe Rumania u etiketua padrejtësisht vend krimi. Malin e Zi e quajtën vendin e kontrabandës. Shqipëria nuk është vend i problemeve ndërkombëtare. Hapja apo mos hapja e negociatave se ndryshon pozicionin tonë.
Nuk kemi pse vuajmë pasojat e vendimeve negative. Zgjerimi nuk është shprehja e duhur, duhet ribashkimi i kontinentit”.
Rama, gjithashtu u shpreh se “Për Ballkanin Perëndimor, Europa është njësoj si feja. Nga BE në Prill presim një rekomandim pozitiv”.