Brukseli alokon grantin 100 mln € për rindërtimin, Soreca: Premtimi mbahet, jemi me Shqipërinë

14 Prill 2020, 19:35

TIRANE-'Premtimi mbahet dhe dorëzohet'. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter njofton se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 me objektiv mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente.

Kjo, thotë Soreca përfshin edhe 100 mln eurot që u premtuan në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit që humbën jetën 51 persona. "Sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë urgjentisht aty ky është e nevojshme.