BSH 'skaner' ekonomisë shqiptare, totali i borxheve 6,1 trilionë lekë

16 Mars 2019, 17:35

Për herë të parë, Banka e Shqipërisë publikoi rezultatet e një “skaneri” të ekonomisë shqiptare, i cili tregon flukset e kursimeve dhe borxheve për të gjithë sektorët nga bankat, bizneset, qeveria, individët dhe flukset me jashtë vendit. Ekonomia shqiptare sipas kësaj llogaritje më 2017 është  deficitare, me rreth 702 miliardë lekë, vlerë kjo e akumuluar ndër vite. Totali i borxheve në ekonomi rezultoi 6,1 trilionë lekë, teksa totali i kursimeve ishte rreth 5,4 trilionë lekë.

Prej nga vijnë dhe ku shkojnë paratë në ekonominë tone

Kusimet totale 5.4 trilionë lekë, 33% i zotërojnë familjet

Detyrimet totale, 6.1 trilionë lekë

Individët, pasuria neto 1.55 trilionë lekë

Bankat, pasuria neto 7 miliardë lekë

Në Shqipëri vetëm familjet e kanë bilancin pozitiv, çka do të thotë se kursimet i kanë shumë më të larta se borxhet. Në fund të vitit 2017 pasuria neto e familjeve shqiptare ishte rreth 12 miliardë euro, duke u bërë kështu huadhënësi kryesor për qeverinë dhe bizneset. Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, bizneset, qeveria dhe disa pjesë të sistemit financiar janë në borxhe. Rekordin e mban qeveria, e cila ka borxhin më të lartë në vend, prej rreth 5.6 miliardë eurosh.