Bubq, ka mbetur gërmadhë! Kryefamiljari në çadër: Të shembet shtëpia e dëmtuar nga tërmeti

16 Janar 2020, 13:42

Besim Bardhi nga fshati Bubq në rrethin e Kujës kërkon që t'i shembet banesa e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shndërruar në gërmadhë. Pjesë kolonash betoni dhe shufra hekuri vijojnë ende të qëndrojnë të varuara në këtë ndërtesë.

Kryefamiljari Besim Bardhi kërkon shembjen e banesës totalisht pasi ai thotë që rrezikohen jo vetëm familja e tij, por edhe fëmijë të cilët mund të futën në atë shtëpi.Ka ngelur një gërmadhë, që nuk po e shemb kush. Ne rrezikohemi se njerëz jemi lëvizim dhe mund të na rrezikojë, por rrezikohen dhe fëmijët sepse lëvizin rreth murit ose dhe futen brenda në ndërtesë", tha Besim Bardhi