Budina për Report Tv: E vendosim vetë fatin e tempullit të kulturës, po përgatitemi për një tubim madhështor

23 Maj 2020, 16:22

Regjisori Robert Budina,e argumentoi  protestën  e thirrur papritur pasditen e së premtes në orën 19.30 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit si një kundërpërgjigje ndaj tentativës, që sipas tij u bë për nisjen e punimeve të projektit të ri për teatrin,  mbi truallin e godinës ku ishte më parë Teatri Kombëtar. Duke e konsideruar një krim dhe akt mafioz të hapur aktin e shembjes së teatrit Kombëtar në një interviste për Report tv, Budina tha se SPAK- duhet të ndjek hetimet për të treguar se drejtësia funksion e nuk është e varur nga pushteti politik.

Shumë veta thonë që ne nuk duhet të besojmë në SPAK, sepse është i kapur. Ne kemi nevojë ta kuptojmë, kemi nevojë të legjitimohemi duke provuar dhe nëse nuk arrijmë do gjejmë zgjidhjet tona. Domethënë ne do bëjmë ç’është e mundur , për t’ia mbërritur asaj që ne nisëm. Lufta që u bë për teatrin ishte shembja e një simboli. Është një bast me vetveten që qytetaria shqiptare, ekziston. Do fshihet në skutën më të errët që t’i shpëtojë drejtësisë. Ky kryeministër luan me simbolet siç luanin paraardhësit e tij, gjatë kohës së komunizmit”, tha Budina.