Bujar Qamili dhuron spektakël nga shtëpia, këndon këngë popullore me Mateus Frrokun

19 Prill 2020, 14:57

Artisti Bujar Qamili për qytetin e tij Shkodrën, ka dhuruar muzikë të bukur gjatë gjithë ditëve të karantinës. Madje ai ka dalë edhe në qytet dhe ka dhuruar koncert për spektatorët nga ballkoni. Në bashkëpunim me Mateus Frrokun dhe band-in e Mario Dedës, artisti shkodran ka sjellë këngën aq të dashur të viteve të fundit që këndohet e kërcehet në gëzime mes miqsh, "Rrak Tak".