Bulqizë/ Motori del nga rruga, aksidentohet rëndë 32 vjeçari! Dërgohet me helikopter në Tiranë

24 Shtator 2020, 10:15

BULQIZË- Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Buqizë – Peshkopi në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh. Një 32 vjeçar doli nga rruga teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip motor. Përplasja ka qenë e rëndë, ndërsa kanë qenë kalimtar të rastit që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja 32 vjeçari me inicialet B.Nasufi u dërgua me helikopter drejt spialit të traumës në Tiranë.

Bluzat e bardha të spitalit të Bulqizës thanë se i riu kishte fraktuara në trup, të shkaktuara nga përplasja e fortë. Policia e Bulqizës shkoi në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.