Bundesliga vijon edhe nëse do ketë raste me COVID-19/Qeveria 'OK' rinisjes së Premier League

28 Prill 2020, 13:49

Gjermania është gati për të përballuar fazën 2 të pandemisë edhe në nivelin sportiv.Der Spiegel ka zbuluar protokollin e sigurisë duke zbuluar një detaj të veçantë se çfarë do të ndodh nëse me rinisjen e kampionatit do të rezultonte ndonjë futbollist pozitiv me koronavirus. Dhe ajo që do të ndodhi është kjo. Lojtari do të izolohej dhe kampionati do të vijonte pra kur Bundesliga të rikthehet në fushë nuk do të ndalet më edhe nëse do të ketë futbollistë me COVID-19.

Ndërkaq ka zhvillime konkrete edhe në kampionatin anglez që pritet të rinisë më 9 qershor. Zhvillimi i rëndësishëm është se qeveria në Angli e ka dhënë OK për të rinisur futbolli dhe të premten do të ketë një mbledhje mes klubeve për të njohur edhe protokollin e sigurisë.