Burg kush bllokon rrugën! Kryemadhi i përgjigjet Ramës me deklaratën e pazakontë...dhe e pësojnë shqiptarët!

2 Maj 2019, 19:52

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli për herë të parë për ndryshimet në Kodin Penal që prezantoi sot kryeministri Edi Rama. Një ndër pikat që do të diskutohet dhe pritet të miratohet në Kuvend, është edhe ashpërsimi i ligjit për personat që bllokojnë rrugët, siç opozita ka ndërmarrë tashmë aksionin e saj të quajtur mosbindje civile duke bllokuar të gjitha akset kryesore rrugore në Shqipëri.

E gjendur tek zona e njohur si "Plepat" në Durrës, bashkë me ish-deputetë të partisë së saj, dhe Partisë Demokratike, që bashkë me militantët bllokuan rrugën, Kryemadhi tha se "kjo është puna e tyre", (të bllokojnë rrugët). Ndërsa duket se nuk pati asnjë kundërshti ndaj ashpërsimit të Kodit Penal, përsakohë personat që do e pësojnë janë shqiptarët që dalin në rrugë nën organizimin e protestave politike. Sipas Kryemadhit (në një deklaratë të pazakontë), shqiptarët do të jenë më mirë në burg, pasi në familjet e tyre i kanë apo nuk i kanë 1 dollarë për tu ushqyer.

"I pari që do hyjë në burg i bie të jetë Edi Rama, se është kapur me presh në dorë duke vjedhur, duke shfrytëzuar krimin e organizuar për të vjedhur votën.

Ne këtë punë kemi, burg më të madh se ç'kanë shqiptarët sot...e kanë apo se kanë 1 dollarë, në burg do jenë më mirë", tha Kryemadhi.

    No videos found.