Burg kush shkel karantinën, ekspertët kundër ndryshimeve në Kodin Penal

10 Prill 2020, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2020-04-10 09:36:54

Ekspertët dhe juristët Saimir Vishaj dhe Jordan Daci janë shprehur kundër ndryshimeve të ashpra në kod që sanksionojnë deri në 15 vite burg kush shkel karantinën. Sipas tyre, burgu duhet të jetë fjala e fundit ndërsa theksuan gjithashtu se kodi nuk mund të preket në situat emergjence.