Burg për autorët dhe bashkëpunëtorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Dhima!

23 Tetor 2020, 19:36

Gerta Matohiti motra e Marjo Matohitit dhe gruaja e Grid Lenës, njëri i arrestuar si bashkëpunëtor dhe tjetri si autor, ka hedhur poshtë akuzat për ta në lidhje me tentativën për vrasje të biznesmenit Andon Dhima.

Ajo ka thënë se në ditën dhe orën që ka ndodhur tentativa për atentat ndaj Dhimës, vëllai i saj ka qenë në të njëjtin lokal me të duke punuar, pasi sipas saj është kamarier. Për ta vërtetuar këtë ajo ka publikuar një video ku tregon se në datën dhe orën kur është bërë atentati ndaj biznesmenit, i vëllai ka qenë në lokalin e saj, duke shërbyer si kamarier në një ditëlindje. Atentati i biznesmenit Dhima ka ndodhur në 15 tetor në orën 22:08 dhe sipas videos së publikuar nga Gerta, po në të njëjtjën ditë, në orën 22: 06 ajo ka hedhur videon, ku shihet edhe vëllai i saj.

Po ashtu edhe për të shoqin thotë se ka dëshmitarë që e kanë parë po në lokal me to në ditën e atentatit.  "Asgjë nuk është vërtetë se im vëlla ka qenë në lokalin tim me mua dhe kemi patur një ditëlindje. Vëllai im ka qenë aty dhe më ka ndihmuar mua, se ai është kamarier. Im vëlla është shoqëruar me Grid lenën se kanë bërë atentat por ai ka qenë duke punuar me tabakë në dorë dhe jo me armë. Unë kam publikuar dhe një video në në rrjete sociale, me datë dhe orë.

Aty ka patur dhe 20 veta dëshmitarë dhe këto të gjitha do të paraqiten në gjykatë. Kjo rrëzon komplet të gjitha pretendimet që janë bërë ndaj policisë. Grid Lenën kanë thënë që ka qenë i dënuar në Gjermani. Ai ka qenë 17 vjec në Gjermani dhe ka paguar për ata krim . Pastaj  çpunë kanë këta, me këtë biznesmenin. Grid Lena është një baba i përkryer dhe të gjithë e dinë këtë. Unë kam qenë duke gatuar dhe këta tipa kanë ardhur dhe i kanë marr fëmijën prej dore dhe e kanë gjuajtur me çelësa se  e ka lënë pa gjumë. Aty e kanë marrë. Janë konflktuar me burrin tim.

Unë kam shkuar në rajon dhe më thonin se do të të arrestojmë bashkë me burrin tënd dhe fëmijën në jetimore. Unë dal dhe dëgjoj lajme se burri im dhe vëllai qenkan vrasë me pagesë çfarë është kjo. Vëllai im punon tek unë, unë merem me restoranitn. Bashkëshorti nuk bën asnjë lloj pune se kemi një fëmijë të vogël, ai është shpi lokal, sport dhe fëmijë gjatë gjithë kohës.