"Prokuroria zbatoi urdhrin kriminal të Edi Ramës". Kështu u shpreh deputeti i PD, Ervin Salianji duke iu referuar kërkesës së prokurorisë e cila kërkoi sot arrest me burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si "Babalja" për kallëzim të rremë, në rastin e denoncimit të videopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Salianji tha se Rama e shpalli vëllain e ministrit të Brendshëm të pafajshëm që ditën e parë të denoncimit të skandalit. Sipas tij, hetimi për dosjen u kryesua nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili sipas tij kërkoi hetimin e çështjes vetëm pasi Agron Xhafaj u largua bga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Rama që ditën e parë tha se ishte e montuar, prokuroria kështu vendosi. Që ditën e parë Rama shpalli të pafajshëm Agron Xhafajn për akuzat për trafik droge dhe prokuroria kështu vendosi. Edi Rama arreston denoncuesit dhe jo kriminelët. Denoncimi i pafajshëm i vëllait të ministrit ka qenë qëllimi i Prokurorisë. Hetimi është drejtuar personalisht Fatmir Xhafaj, në kontrollin e të cilit janë si prokuroria e përgjithshme dhe prokurorja e krimeve të rënda.
Ervin Salianji deputet i PD
Deputeti demokrat, Ervin Salianji publikoi në maj të këtij viti audiopërgjimin e Albert Veliut. Ndaj tij prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka regjistruar asnjë procedim penal, ndërsa ka kërkuar arrestimin e Albert Veliut (Babales) dhe kunatit të tij Fredi Alizoti.