Burg per memet? Flasin juristët: Cenon lirinë e shprehjes! Pro dekriminalizimit të konsumit të hashashit e ushtrimit të prostitucionit

6 Dhjetor 2020, 15:17

Pas lajmit se në draftin e ri të kodit Penal publikimi i memeve humoristike pa lejen e personit do dënohet me burg, Report Tv mori opinionin e disa juristëve të cilët dalin kundër dhe e cilësojnë këtë cënim të lirisë së shprehjes. Ndërsa e cilësojnë të duhur ndryshimet për dekriminalizimin e konsumit të hashashit e ushtrimit të prostitucionit. Ndryshimet në kodin penal janë ende në fazë diskutimi dhe  ende nuk ka një draft final.