Burg për politikanin e arrestuar në Rumani, përcillet me letra higjienike dhe pranga fytyrës

28 Maj 2019, 12:23

Politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dragnea është dërguar ditën e sotme në burg  pasi u shpall fajtor për korrupsion nga gjykata më e lartë e vendit.

Dragnea u mor nga policia në shtëpinë e tij në Bukuresht për të filluar më tej një dënim prej tre vjet e gjysmë.

Ai u përcoll nga një sërë protestuesish, një prej tyre tundi një palë pranga përpara fytyrës së Dragneas, një tjetër hodhi një copë letre higjienike në makinën e tij teksa ai hyri në burg. Më vonë, të tjerët u mblodhën në Sheshin e Fitores në Bukuresht për të festuar vendimin e gjykatës.

Kjo ishte një goditje tjetër për udhëheqësin e Partisë Social Demokratike, menjëherë pasi ai ra nga pozita e deputetit të dielën, kur vendi përveç votimeve për parlamentin e BE-së votoi edhe referendumin anti-korrupsion.

Dragnea ka qenë ministër i administratës dhe më pas minisër i Brendshëm, por pozitat e tij është shoqëruar herë pas here me dyshime për keqpërdorime të detyrës.