Burgu për karantinën/ Skëndaj: Gjobat po japin efekt, mos ndryshoni Kodin Penal!

14 Prill 2020, 16:50

TIRANE-Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj në një lidhje me Skype në Report Tv me gazetaren Migena Sotiri u shpreh kundër ndryshimeve të Kodit Penal dhe kriminalizimit të shkeljes. Skëndaj deklaroi se masat administrative, pra gjobat po japin efekt, po ashtu numri i të prekurve është në ulje dhe në vijim qeveria parashikon lehtësimin e masave. Prandaj, vijoi më tej, juristja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Shqipëria nuk është në kushtet kur duhet të ashpërsojmë politikën penale.