Burri dyshonte për tradhti, gruaja që u vra ishte bashkuar me Dëshmitarët e Jehovait

10 Janar 2020, 10:39

Prej 6 vitesh gruaja që u vra nga kunati në Paskuqan jetonte vetëm me vajzën dhe nënën e saj, pasi burri ndodhej në burg për trafik droge i dënuar 10 vite prej 2014. E ndërsa burri dyshonte se gruaja e tradhtonte duke i lënë porosi vëllait ta ruante, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se 39-vjeçarja prej pak kohësh i ishte bashkuar sektit të Dëshmitarëve të Jehovait.