Burri me biçiklete niset për në punë në Vlorë, një grup qensh e rrethojnë dhe bëhen gati ta kafshojnë

23 Tetor 2020, 08:43

Qentë e rrugës janë bërë një problem në qytetin e Vlorës pasi siç shihet mëngjesin e sotëm një kalimtari i janë turrur duke e vënë në rrezik.

Burri teksa ecën me biçikletë për dore, për të shkuar në punë, është rrethuar nga një grup qensh por me taktikë ai i ka shmangur. Qentë e kanë rrethuar dhe janë bërë gati ta kafshojnë por ai fatmirësisht u është shmangur.