Bushati: Ditë e gëzuar, BE vendosi çeljen e negociatave në qershor 2019

26 Qershor 2018, 22:03 | Përditesimi: 26 Qershor 2018, 22:03

Ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh gjatë një konference për shtyp pas vendimit të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019, se kjo është një përgjigje pozitive për anëtarësimin në bllokun europian. 

Kryediplomati theksoi gjithashtu se do punohet për qershorin e vitit të ardhshëm i cili duhet ta gjejë Shqipërinë në një pozicion sa më solid për plotësimin e detyrimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE