Ditmir Bushati ka bërë rezymenë e pesë viteve të tij si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e dorëzimit të detyrës te kryeministri Edi Rama. Bushati tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit në BE. "Ministria që po lë pas është shumë herë më e mirë dhe solide për t’u përballur me sfidat e kohës se ç ‘ishte 5 vjet e gjysëm më parë. Po lë pas një ekip ambicioz që me dinjitet punon për Shqipërinë, bashkëpunon për një rajon më të begatë dhe kontribuon për një Europë më të sigurt. Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe të kolegëve të kabinetit qeveritar. Partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam punuar dhe ndarë sfidat e kohës kanë qenë një ndihmesë e madhe në përmbushjen e objektivave. Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes. Faleminderit! Ju priftë e mbara!", u shpreh Bushati.
Bushati dorëzon stafetën: E kemi kthyer ministrinë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
No videos found.