Bushati në Report TV: Nuk ka 15 kushte për Shqipërinë, PE nuk ka kompetencën t'i vër kushte një vendi kandidat siç jemi ne

22 Qershor 2020, 21:07 | Përditesimi i fundit: 2020-06-22 22:28:06

Deputeti Socialist Ditmir Bushati i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se nuk ka 15 kushte për Shqipërinë për nisjen e procesit të Integrimit, pasi PE nuk ka kompetencat dhe as kuadrin ligjor të vendos kushte për një vend kandidat për një vend kandidat si Shqipëria. Bushati tha se gjithçka drejtohet nga KE dhe vendet e BE dhe se janë disa detyra që duhen siguruar si reforma zgjedhore e Gjykata Kushtetuese apo ajo e Lartë, por nuk ka as 7 dhe as 15 kushte.