Pas mbledhjes së kryesisë së PS, është ndalur të flasë për mediat deputeti socialist Ditmir Bushati. Bushati është shprehur se çështja kryesore e diskutimit në mbledhje ka qenë situata e krijuar në Shkodër pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Bushati deklaroi se vetë ai i ka dërguar një letër kryesisë së PS ku shprehet se shkarkimet masive nuk zgjidhin situatën e krijuar. Ai u shpreh gjithashtu se është nevoja e një reforme politike që do të sjellë një sistem të ri llogaridhënës.
"Ne kemi pasur një diskutim. Çështja ka qenë situata në Shkodër e krijuar pas 30 qershorit. I kam bërë një letër kryesiës së PS. Që delegimin tim në 2015 kam pasur mundësinë për të trajtuar disa fenomene. Ne jemi një familje politike. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes. Pas 30 viteve PS ka mundësinë t'i orfojë vendit njerëzit më të mirë. Kjo nuk mund të bëhet duke shkarkuar në masë njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krijuar. Ne nuk jemi as prokurorë as gjyqtarë. Ne kemi përgjegjësinë për trajtuar këtë fenomen. Rrënjët e tij kanë nevojë për një reformë politike që të sjellë një sistem të ri llogari dhënës. në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është individuale ne na takon të marrin masa dhe të krijojmë sistemi imunitare. Jam krejt i bindur nga kontaktet që kam pasur se ne kemi përgjehgjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen. PS është partia e intelektitetit. Ato gabime qe kemi bërë, i kemi përjashtuar nga radhët tona", tha Bushati.
