Bushka në Report Tv: Dhuna në Elbasan sporadike, opozita nuk fiton vota me presione! Deklarata kërcënuese të Metës, për fushatë elektorale

16 Mars 2021, 18:05 | Përditesimi: 16 Mars 2021, 18:05

Kandidatja e PS për Tiranë, Klotilda Bushka (Ferhati) ka komentuar dhunën e zhvilluar në Elbasan mes militantëve të PD dhe PS si një rast sporadik me të cilin opozita shpreson se mund të arrijë fitore, por pa ndikim në fushatë.Përplasja te zyrat e FRD dhe deklaratat kërcënuese të presidentit Ilir Meta kundër qeverisë, për Bushkën tashmë tregojnë qartë se ai është jashtë rolit të tij dhe i renditur qartë në krah të opozitës.

r.k./Shqiptarja.com