Butrinti "nuk braktiset", turistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e Lindjes

10 Korrik 2020, 09:59

Qyteti antik i Butrintit ndryshe nga sajtet e tjera arkeologjike që janë krejtësisht të boshatisura, po pret disa turistë. Ata janë kryesisht shqiptarë të Kosovës, por edhe turistë nga Maqedonia e Veriut, Ukraina e Polonia. Fluksi më i lartë shënohet në fundjavë, thotë drejtori Erlind Sulo.