Buxheti 2019/ Rama premtim vlonjatëve: Ndërtojmë tunelin e Llogarasë

10 Nëntor 2018, 19:03

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm në qytetin e Vlorës, aty ku ka folur për buxhetin e vitit 2019. Rama premtoi se në vitin 2019 do të nisë ndërtimi i aeroportit të Vlorës, dhe do të vihet në funksion brenda mandatit të dytë të socialistëve.

“Do të fillojmë rrugën Orikum-Llogara dhe ministri do të mbajë zotimin e tunelit të Llogarasë. Është koha që tunelin ta bëjmë realitet. Nga ana tjetër do të nisim vijimin e Lungomares deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë. I vetmi vend në botë ku shtëpia e pavarësisë  është e rrethuar nga kioska. Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Mos më shkruani mesazh nesër se pse nuk e ndërtove aeroportin. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them.”,-tha Rama.

Kryeministri bëri edhe një tjetër premtim. Rama tha se në vitin e ardhshëm fokusi i qeverisë do të jetë infrastruktura. Rama tha se qeveria ka në fokus investimet në infrastrukturë dhe konkretisht në sektorin e hekurudhave.

Kemi për here të pare pas 30 vitesh buxhet për hekurudhat, për të ndërtuar hekurudhë. Hekurudha e re të shpejtësisë së lartë, Tiranë-Rinas-Durrës  nis vitin e ardhshëm. Dhe do të rindërtojmë plotësisht linjën Fier-Vlorë të hekurudhës. Do të lehtësohen bizneset.

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.