Buxheti 2020/ Lleshaj: Shtojmë kapacitetin e policisë shkencore, do ndërtojmë laborator në shërbim të tyre

21 Nëntor 2019, 15:09 | Përditesimi i fundit: 2019-11-21 17:46:39

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë prezantimit në Komisionin e Sigurisë, për Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2020”, u shpreh se prioritet është që tu jepet kompetenca të reja  policisë për luftën ndaj krimit. Po ashtu Lleshaj është shprehur që duhet forcuar kapaciteti i policisë shkencore si dhe duhet ndërtuar një laborator.  Ndër të tjera Lleshaj është shprehur se buxheti i parashikuar për ministrinë e Brendshme i plotëson kushtet për të realizuar parashikimet e bëra.

" Në 2019 ka përfunduar ndërtimi i repartit special RENEA, po përfundon drejtoria e policisë Shkodër, në 70%. Ka nis puna për projektimin e korpusit të policisë që planifikohet të ndërtohet në 2020 e më tej, ku do jete pjese dhe akademia e sigurisë. Janë bërë investime për pajisje me armatim dhe pajisje për drejtorin e kufirit. Prioritet është dhënia e kompetencave të policisë për luftën ndaj krimit. Prioritet është forcimi i kapaciteteve të policisë shkencore si ndërtimi i një laboratori. Prioritet është vlerësimi kalimtar i punonjësve të policisë. Meqë faza e dytë e vettingut do bëhet nga shcba i është dhënë mbështetje buxhetore kësaj strukture." tha Lleshaj.