Buxheti 2021, Basha akuza qeverisë: Më i papërgjegjshmi në 30 vite! Rama ka planifikuar t'u japë 120 milion euro koncesioneve

21 Tetor 2020, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2020-10-21 16:57:29

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme në një takim me gazetarët ka komentuar buxhetin e vitit 2021 ku akuzon qeverinë se se sipas tij ka bërë buxhetin më të papërgjegjshëm në 30 vite.

Sipas tij Rama ka planifikuar tu japë koncesioneve 120 milion euro.

"Arsyeja pse  i ka bërë bisht pyetjeve është zbuluar dje kur qeveria prezantoi buxhetin e 2021. Buxheti më i papërgjejgshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite.Tablo më e qartë e edi Ramës që edhe në muajt e fundit të pushtet zgjat dorën te paratë e shqiptarëve dhe vjet PPP si ajo e inceneratorëve.

Tabela që tregon sa para ka planifikuar Rama tu japë koncesioneve të PPP-ve. Vetëm inceneratorët do të marrin vitin e ardhshëm 120 milion euro. 120 milion euro janë planifikuar tu paguhen kontratave dhe koncesioneve. Shumë 6 herë më e lartë se planifikimi për indeksimin e pensioneve. 3 herë më e lartë se shuma e dedikuar për familjet në nevojë dhe në ndihmë ekonomike.

Kurrë nuk ka qenë më qe qartë zgjedhja e një qeverie të zbatojë planin tonë me 5 pika", thotë Basha.