Buxheti 2021/ Denaj: Presim rritje ekonomike në 5.5%! Rama: Problem njerëzit e '97

5 Nëntor 2020, 15:11 | Përditesimi i fundit: 2020-11-05 15:13:15

Në seancën plenare të ditës së sotme Kuvendi po shqyrton në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”. Në fjalës e saj ministrja e Financave anila denaj ka thënë se presim rritje ekonomike në 5.5% në 2021. 

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama  teksa ka folur për projekt-ligjin e vitit 2021 e ka filluar duke sulmuar opozitën pasi nuk ka lënë thumbat për opozitën dhe presidentin Ilir Meta. 

Rama kujton krizat e viteve 1997 dhe 2013 ku thotë se mazhoranca e dikurshme ose opozita që do të rikthehet në pushtet shkaktoi dy humnera ose gropa borxhesh e likuiditeti. Ndryshe nga ’97 me formulën ”Jep 1, merr 2”, Rama thotë se opozita tashmë e ka ”Jep 1, merr3”, pasi duke votuar Bashën merr edhe Kryemadhin me Metën, pasi Sali Berisha është në barkun e liderit opozitar si luani që udhëheq lepurin.

Ndërkaq pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyritimi i projektvendimit “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, po ashtu edhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Lajm ne perditesim