Buxheti 2021/ Ekspertët për Report Tv: I guximshëm, parashikon rritje investimesh, por ka theks elektoral

22 Tetor 2020, 16:26

Projektbuxheti i vitit 2021 është një sfidë e fortë për tu realizuar përballë pandemisë COVID-19. Ekspertët thonë se ai është i guximshëm, premton shumë investime, por ka edhe theks elektoral. Po ashtu ka edhe rezerva për shpenzimet, që sipas Zef Preçit duhet të përqendroheshin tek pandemia, dhe jo tek infrastruktura.