Nga Kamza kryedemokrati Berisha e cilësoi Buxhetin 2027 të miratuar dje në Kuvend, si një skemë për vjedhjen e shqiptarëve. Për Berishën, opozitës aktuale i është shtuar edhe një opozitë tjetër, e dalë nga protestat. Kreu i PD mori shembullin e Serbisë dhe u bëri thirrje subjekteve opozitare në vend të bashkohen kundër Ramës, njësoj siç sipas tij u bashkuan në Beograd kundër Vuçiç.