Buxheti i 2021-shit, Çuçi: Është trefishuar në krahasim me 7 vite më parë

5 Nëntor 2020, 13:47

Mninistri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi, ka deklaruar se buxheti për 2021 sa i përket bujqësisë është trefishuar krahasuar me 7 vite më parë.

"Fondi ka një rritje prej 2 miliardë lekësh. Pjesa më e rëndësishme është fondi i subvencionimit të naftës pa taksë të fermerëve. Buxheti në vitin 2021, edhe këtu në këtë kapitull ka një rritje prej 42 % kruefjala është reforma tërësore e shërbimit veterinar. siguria e konsumatorëve.

AKU me buxhetine  ri do investohet për blerjen e paisjeve laboratorike si dhe do rikonstruktojmë ndërtesën e drjetorisë së përgjithshme të dëmtuar nga tërmeti. Kemi pasur arritje shumë domethënëse gjatë viteve të qeverisjes. Buxheti është trefishuar në krahasim me 7 vite më parë. 22 mijë fermerë kanë përfoituar. 29% rritje në buxhetin e ri të 2021. Skema vetëm për mbështetje direkte duke përfshirë edhe subvencionimin për barrëm fiskale të naftës", tha Çuçi.