Buxheti i bujqësisë, Rama në Ibë: Më i madh se 8 qeveritë e marra së bashku

13 Nëntor 2018, 19:05

Kryeministri Rama u ndal në Ibë të Tiranës për të prezantuar buxhetin 2019 për sektorin e bujqësisë. Për herë të parë ky vit që po mbyllen eksportet . Kreu i qeverisë e konsideroi këtë vit që po mbyllet si një sukses për ekonominë shqiptare, sidomos në fushën e eksporteve bujqësore.

Për herë të parë ky vit që po mbyllen eksportet tona i kalojnë 300 milionë dollarë. Kur ne morëm punën kjo shifër ishte 150 milionë dollarë. Vitin që vjen ne do të kemi një buxhet në mbështetje të bujqësisë që është më shumë sesa të gjitha vitet e qeverisë të marra së bashku, të teta.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri tha se fondi për bujqësinë në vitin e ardhshëm është i pa krahasueshëm me asnjë qeveri të pluralizmit.

Të njëjtën gjë Rama tha se tregojnë edhe shifrat e financimit nga Bashkimi Evropian.

Është viti i dytë rresht një program që i kalon 20 milionë eurot, diçka që nuk mund të mendohej më parë.

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.