Buxheti i vitit 2019/ Beqaj: Nxori vendin nga kriza, u rritën shpenzimet e familjeve të varfra

16 Nëntor 2020, 12:48 | Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 12:53

Ish- ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se buxheti i vitit 2021 jo vetëm që ka nxjerrë vendin nga kriza, po u ka dhënë mundësi familjeve shqiptare që të shpenzojnë më shumë për argëtim. Në fjalën e tij në Kuvend, Beqaj solli shifra, duke iu referuar INSTAT, sipas së cilit familjet e varfra kanë shpenzuar më shumë.

" Është rritur shpenzimet e familjeve të varfra, ky buxhet i 2019 që nuk duhet parë i vetëm, përveç se e nxori vendin nga kriza, arriti që duke rritur shpenzimet publike në shëndetësi e arsim, iu dhamë mundësi familjeve shqiptare për të shpenzuar më tepër", tha Beqaj.

b.ha./Shqiptarja.com