Buxheti për bujqësinë 15% më shumë se në 2019, Çuçi: Mbështet reformat

22 Nëntor 2019, 16:26

Në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka prezantuar rreth buxhetit të parashikuar për vitin 2020.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi foli për sektorët kryesorë ku do të ndahet buxheti dhe prioritetet e ministrisë së Bujqësisë për 2020.

Buxheti për bujqësinë 11.4 mln lekë ose 15 % më shumë se në vitin 2019. Alokimi i këtij buxheti mbështet reformat e marra nga ministria e Bujqësisë. Fondi për pagat është 1.8 miliardë lekë. Synojmë të mbulojmë më ujitje 17 mijë hektarë tokë, përmes përmirësimit të sistemit të ujitjes. Në vitin 2020, 627 milion lekë do të shkojnë vetëm për mbrojtjen nga përmbytjet. Do të rehabilitohen 8 diga. 60% e bizneseve në Bujqësi do ti shkojnë AKU për verifikim. Ky buxhet mbështet reformat e ndërmarra nga bujqësia si Veterinaria, Ristrukturimi i AKU , Skemat e bujqësisë, Investimet në infrastukturë dhe për sigurinë. Po ashtu në 2020 do të shkojnë 627 milionë lekë për mbrojtjen nga përmbytjet. Për skemat mbështetëse për bujqësine, 843 milionë do të shkojnë për skemën kombëtare, po identifikojmë sektorët ku do të përqendrohemi dhe çfarë masash do të marrim." tha Çuçi

Ndërkohë pas këtij raportimi të ministrit të Bujqësisë, ai që ka shtruar pyetja ka qenë kryetari i këtij Komisioni, Arben Ahmetaj i cili ka kërkuar të dijë rreth imputeve Bujqësore.