Bylis-Tirana u manipulua? Komisioni i Etikës të enjten merr në shqyrtim dosjen voluminoze

7 Korrik 2020, 20:01

TIRANË- Dyshimet se ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës ka qënë e fiksuar po shkojnë drejt një konfirmimi zyrtar. Zyra juridike pranë FSHF-së ka bërë gati dosjen voluminoze me pamjet e ndeshjes, lëvizjet e cuditshme të lojtarëve në fushë ,raportet e arbitrit, vëzhguesit e delegatit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Komisioni i Etikës do të mblidhet të enjten për t'u njohur me materialet për ndeshjen e dyshuar si të fiksuar. Po të njëjtat burime ne Komisionin e Etikës thonë se duan të tregohen të kujdesshëm dhe më parë të njihen me faktet e mbledhura nga FSHF.