Bylykbashi: Na mungon dokumentacioni i plotë për Bajram Begajn dhe dekreti i Metës

4 Qershor 2022, 16:36

Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për vlefshmërinë e kandidatit për president Bajram Begaj, deputeti Oerd Bylykbashi tha se mungon dokumentacioni i plotë dhe dekreti i presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Së pari, duke qenë se është seancë e veçantë do ishte mirë që i gjithë dokumentacioni të ishte prezent në tryezë. Na mungon një CV e detajuar, besoj se është shumë e vlefshme dhe nuk ka asnjë raport nga shërbimet e tjera, duhet të shohim ekzakt se çfarë po votojnë deputetët e republikës së Shqipërisë. Dokumentacioni do të ishte i plotë për të parë edhe fakte të tjera, një element që ngrihet është që ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme. Nëse është e vërtetë apo jo, duhet të dalë nga CV. Kjo është vlerësimi që i bëjnë deputetët për të votuar më pas pro ose kundër. Mungon dekreti i presidentit të Republikës. A mund ta kemi para se të vazhdojmë?”, tha Bylykbashi.

  •