Bylykbashi: PS nuk ra dakord me identifikimin biometrik dhe sistemin pilot të votimit, të vetmet që garantojnë votën

28 Maj 2020, 21:24

"U diskutua një çështje më të rëndësishme për fat të keq sot doli qartë se mazhoranca nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim të fusë biometrik ne qendrat e votimit të mos ketë votim familjar në emër te emigrantëve që s'kanë ardhur kurrë në Shqipëri dhe që komisionarët të mos mbushin kutitë me vota të rreme. Nesër në orën 11:00do të mblidhet sërish Këshilli Politik dhe shpresojmë që mazhoranca të vij me propozime konkrete të identifikimit biometrik dhe të ketë një sistem pilot për votimin dhe numërimin elektronik dhe kjo të dal si një detyrim për KQZ dhe qeverinë që të mos manipulohen zgjedhjet. Po nuk u bënë këto të dyja nuk kemi garanci që nuk do të ketë vota të falsifikuara në zgjedhje. Identifikimi biometrik është thelbësisht i lidhur me marrëveshjen e administratën zgjedhore ku zgjedhësi voton, vota e tij numërohet dhe nuk ka manipulime. SPAK duhet të jetë institucioni i vetëm që heton korrupsionin zgjedhor, sigurisht që nuk patëm dakordësi për propozimin e policisë. Identifikimi biometrik dhe sistemi pilot i votimit duhet të jenë të shkruara me garanci në kodin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm që të qëndrojmë me orë të tëra për të përmbyllur reformën, por pa këto dy çështje nuk ka garanci", tha Bylykbashi.