Bylykbashi: Të gjitha propozimet tona janë refuzuar

30 Maj 2020, 21:37

Oerd Bylykbashi tha se të gjitha propozimet e opozitës janë refuzuar.

"Kemi bërë propozime për të garantuar votën  që kur hidhet prej zgjedhësve ajo të numërohet e paprekur dhe rezultati të përcaktojë fituesin. Të gjitha propozimet tona janë refuzuar pavarësisht fleksibilitetin tonë për çështje të caktuara. Ne jemi përballur me refuzimin e të gjitha çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. PS nuk ka interesin e qytetarëve  dhe as reformën zgjedhore" tha Bylykbashi.

  •