Bypassi i Fierit i 'bllokon' shtëpitë, banorët në protestë: Duam nënkalim

6 Prill 2019, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2019-04-06 14:45:33

Rreth 35 familje  kundërshtojnë ndërtimin e bypassit në Fier. Ata thonë se u bllokohet rruga për të shkuar në banesën e tyre, dhe kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi. Këtë të shtunë disa prej tyre protestuan, ndërsa në mbështetje të tyre doli edhe kryetari i Partisë Demokratike Luan Baçi.

 

"Kjo është e vetmja rrugë, nuk ka rrugë tjetër. Nuk kalon asnjë makinë apo ambulancë. 

Kemi bërë shumë ankesa, por nuk na është dhënë zgjidhje", thonë banorët.