Çahen pas tërmetit kolonat në mbikalimin e Shkozetit, bllokohet qarkullimi i automjeteve

27 Nëntor 2019, 14:14

DURRES-  Prej ditës së djeshme Mbikalimi i Shkozetit nuk është i aksesueshëm për automjetet për shkak të dëmtimeve të ka pësuar nga tërmeti.

Foto reporteri Antonion Çakshiri sjell foto nga gjendja e mbikalimit. Ai pësuar dëmtime në kolonat e saj.  Të dy anët e mbikalimit janë bllokuar për të drejtuesit e automjeteve.Bllokimi i saj u njoftua dje nga ARRSH, e cila përmes një njoftimi zyrtar nuk dha arsyen se në fakt mbikalimi ka pësuar defekt dhe përbën rrezik për përdoruesit e saj, por edhe për ata që udhëtojnë në autostradën Tiranë-Durrës.