Çahet kordoni i policisë tek Parlamenti, garda hedh gaz lotsjellës

16 Mars 2019, 13:31

Kur gjithcka dukej e qetë dhe pas tre marshimeve rreth kryeminsitrisë, lideri demokrat Basha, Monika Kryemadhi dhe aleatët e djathtë e udhëhoqën turmën duke e çuar para Parlamentit, pas një pritje të gjatë për të mësuar se cfarë vendimi do të merrej për vijimin e protestës, kanë nisur përplasjet e para. Një efektiv i forcave të policisë, të repartit Shqiponja ka mbetur i plagosur. 

Protestuesit kanë carë kordonin e policisë tek Parlamenti dhe janë shpërndarë menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës. Disa protestues kanë qëlluar me gurë drejt efektivëve të policisë, edhe pasi u shpërndanë. Kanë qenë të përgatitur për këtë skenar, pasi në mesin e protestuesve ka pasur prej atyre që janë të pajisur me maska kundra-gaz.