Çahet toka në Shijak pas tërmetit, banorët tregojnë çfarë panë me sy

30 Nëntor 2019, 18:54

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë ka lënë gjurmë edhe në fshatin Jubë të Shijakut. Lëkundjet sizmike në këtë fshat përveç dëmeve të konsiderueshme në banesa, duke bërë që banorët të flenë jashtë për disa net, ka shkaktuar edhe çarje të tokës në një gjatësi të konsiderueshme të saj, nga fshati Jubë deri në grykëderdhjen e Lumit Erzen, duke shkaktuar panik tek banorët. Të shqetësuar dhe të habitur me atë që ka ndodhur me tokat e tyre, ata kërkojnë ardhjen e specialistëve në zonë, për të shpjeguar këtë fenomen të pazakontë për ta.

Jemi këtu në një pjesë të fshatit Jubë  ku ka plas toka. Ku ka  dal ujë. Ku ka dal flakë në 4 të mëngjesit dhe një zhurmë e paparë. Në Jubë tek parcelat, ka plasaritje tek parcelat. Janë dhe 6 shtëpi që janë të rrezikuara nga çarja e tokës. Jemi të frikësuar jashtë mase. Shteti duhet të marre masa" tha Fisnik Llambri, banor i fshatit Jubë.