Masakër mjedisore në Porto Romano të Durrësit, ku një tubacion karburanti që furnizon tankerat e karburanteve në atë zonë është çarë.
Për pasojë disa tonela nafte janë derdhur në një kanal i cili derdhet në det. Problemi ka ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë në pamjet e siguruara nga Report Tv shihen qytetarë të cilët me bidonë plastikë mbushin naftë nga kanali.Edhe pse problemi në tubacion tashmë është rregulluar pasojat mjedisore mund të jenë të shumta, pasi ende në kanal shihet prezenca e naftës e cila përfundon në det. Edhe pse nuk jemi në një situatë ku pushuesit të kenë pushtuar bregdetin sërish ka ndikim mjaft negativ tek gjallesat ujore dhe në ndotjen e ambientit.