Cakaj: Konsujt e nderit të dorëzojnë targat diplomatike

1 Prill 2019, 10:34 | Përditesimi i fundit: 2019-04-01 14:59:27

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj njofton një tjetër reformë në trupën diplomatike. Cakaj ju heq targat diplomatike të gjithë konsujve të nderit të Shqipërisë. Targat CD ju jepnin konsujve imunitet nga kontrolli policor.
Report TV mëson se në listë janë biznesmenët më të mëdhenj në vend.

“38 konsuj nderi të Shqipërisë, përdorin një automjet me targa kombëtare dhe me një shenjëNë shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë.

Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike.

Në bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe atë të transportit, do të merren të gjitha masat që argat në fjalë të dalin jashtë funksionit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit.Ne jemi në përgatitje edhe të një mase tjetër, për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, dhe shumë shpejt do t’u komunikoj rezultatet e kësaj nisme" u shpreh Cakaj.