Cakaj në New York: Po zhvillojmë takime me vendet e BE, për hapjen e negociatave

24 Shtator 2019, 16:30

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ndodhet në New York ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Cakaj tha se në këtë asamble do të diskutohet për bashkërendimin e përpjekjeve në shërbim të jetësimit të objektivave, që ka në fokus zhbërjen e varfërisë ekstreme.  

Ministri Cakaj shprehet se po zhvillohet takime me një varg shtetesh anëtare të BE, në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim të Tetor

"Sot filloi punimet Sesioni i 74-rt i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Tema qendrore e punimeve të këtij Sesioni do të jetë multilateralizmi efektiv. Me fjalë të tjera do të diskutohet për bashkërendimin e përpjekjeve në shërbim të jetësimit të objektivave të Agjendës 2030, me theks të veçantë në zhbërjen e varfërisë ekstreme dhe diskutimin mbi format e bashkëpunimit për t’u përballur me sfidat që vijnë nga ndryshimet klimatike.

Shqipëria përveç pjesëmarrjes aktive në këto diskutime e ofrimit të bashkëpunimit në këto platforma ofron edhe shembullin e saj konkret të një shteti të përkushtuar ndaj parimeve të multilateralizmit efektiv.

Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve është karakterizuar nga një pjesëmarrje më aktive e më dinamike në organizatat ndërkombëtare dhe platformat multilaterale, duke  filluar nga angazhimet e shtuara në NATO, duke u koncentruar veçanërisht në Kryesinë Shqiptare të OSBE-së të vitit 2020 dhe duke theksuar në mënyrë të posaçme faktin se Shqipëria aspiron që të marrë një vend të anëtarit jo permanent të Këshillit të Sigurimit në vitin 2022.

    No videos found.