Cakaj pret Dendias: Bashkëpunim i thelluar në çdo fushë të interesit të ndërsjellë! Greqia do mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023

20 Tetor 2020, 12:35

Ministri i jashtëm, Gent Cakaj është takuar me homologun e tij, Nikos Dendias. Gjatë takimit Cakaj u shpreh, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.