Cakaj, shkarkohen dhe transferohen nga detyra 50 diplomatë të tjerë shqiptarë

5 Qershor 2019, 14:38 | Përditesimi i fundit: 2019-06-05 14:41:34

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj deklaroi sot se janë larguar dhe transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.

Ministri tha në një deklaratë për mediat se vendimi ndaj tyre do të merret menjëherë. Arsyet për lëvizjen e tyre nuk janë të njëjta - tha ministri - pasi disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave.

"Disa prej lëvizjeve janë të diktuara nga nevojat reale të punës dhe domosdoshmërisë për shtim të performancës", tha Cakaj.

në përfundim ai ndau falenderime edhe për diplomatët të cilët i janë dedikuar punës në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të Shqipërisë.