Cakaj sqaron lajmin për rikthimin e vizave: Nuk është e vërtetë, ETIAS aplikohet në shumë vende

6 Tetor 2020, 15:10

Në një prononcim për mediat, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, duke e cilësuar atë si plotësisht të pavërtetë.

Sipas tij bëhet fjalë vetëm për hyrjen në fuqi të sistemit që njihet si ETIAS, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë së brendshme e forcimin e kufijve të Bashkimit Evropian, duke forcuar instrumentet e verifikimit të të dhënave të të gjithë shtetasve të huaj që hyjnë në hapësirën e përbashkët evropiane, pra nuk do të ketë aplikim për viza ose ndonjë praktikë të caktuar ekskluzivisht për shtetasit shqiptarë.